KOSOVA

Sonte humbëse është e tërë Kosova –

Loading...

22:50, 16 Maj 2019

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari,  me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit të publikimit të një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se shfaqen ushtarët serbë duke e dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovë.

Kusari tha se viktimat u dhunuan edhe një herë, të gjitha me radhë, në shtetin që ka humbur ndjesinë për drejtësinë.

“Sonte humbëse është e tërë Kosova . Sot viktimë me ose pa vetëdije është edhe Deputetja Flora Brovina. Ajo sot tregoi se për kundër bindjeve dhe punës së saj, prapë se prapë mendimi i dikujt në parti e shtyen të bëjë këtë GABIM që do të duhet muaj dhe vite të tëra të ndreqen (nëse mund të ndreqet)”, ka shkruar Kusari në rrjetin social Facebook.

Marre nga KlanKosova

Loading...