Sport

Solskjaer: Lojtarët e rinj duhet të përshtaten me kulturën e Manchester Unitedit

Loading...

Ole Gunnar Solskjaer thotë se çdo transferim që Manchester United e bën këtë verë duhet të përshtatet me kulturën dhe historinë e klubit.

United përfundoi një sezon të dobët me një humbje 2-0 ndaj Cardiff në ‘Old Trafford’ të dielën – një rezultat që i vendosi ata në vendin e gjashtë në Premierligë, shkruan GazetaBlic.

Derisa Solskajer po përgatitet për sezonin e ri edhe merakton e verës – në anën tjetër i gjithë klubi po mendoj që lojtarët e rinj që vijnë duhet të përshtaten me kulturën.


“Ju duhet të keni një qëndrim të caktuar rreth vetit – për t’u bërë një lojtar i Manchester Unitedit.

“Duhet të keni cilësitë dhe tifozët tanë duan të shohin lojtarin të emocionuar.

“Natyrisht ne duhet të japim më të mirën nga vetja. Ne duam të shohim mbrojtësit që mbrojnë si ata po e bëjnë atë për jetën e tyre, kjo është gjëja më e rëndësishme.

“Ne jemi përpjekur të edukojmë lojtarët tanë dhe fëmijët tanë për të qenë njerëz të duhur. Sipas mendimit tim, lojtarët më të mirë kanë qenë gjithmonë njerëzit më të mirë”, tha mes tjerash tekniku norvegjez.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...