Sport

Solskjaer kërcënoi lojtarët pas disfatës së fundit

Loading...

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka kërcënuar se “do të shesë gjysmën e skuadrës”, pas humbjes tronditëse kundër Cardiffit, në ndeshjen e fundit të sezonit.

Norvegjezi u tërbua nga paraqitja skandaloze e United dhe The Sun shkruan se pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes erdhi paralajmërimi i fortë për lojtarët.

“Ajo që ndodhi ishte e turpshme, jeni një katastrofë. Gjysma prej jush meritojnë të largohen dhe kështu do të ndodhë, në verë do të ketë spastrim”, tha Solskjaer, i cili anuloi edhe mbledhjen e së hënës, ku sipas traditës bëhej analiza e sezonit që u mbyll.


Trajneri 46-vjeçar u nervozua së tepërmi nga sjellja e disa prej lojtarëve të tij, si ndaj Cardiffit, ashtu edhe në ndeshjet paraardhëse. United e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë, një dështim kolosal, ndaj në verë pritet revolucion.ts

Burimi

Loading...