Aktualitet

S’ndalet biznesmeni vlonjat ndaj policisë: Të paaftë, të korruptuar, merrni lekë…

Loading...

Vlorë- Biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj ka debatuar me drejtuesit e policisë në Vlorë gjatë mbledhjes së Taksforcën dhe ka hedhur akuza të rënda ndaj tyre.

“Ju jeni të paftë të korruptuar,  merrni lekë”, është shprehur ai, duke iu referuar dhe ngjarjeve të fundit në Vlorë.

Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i policisë së Vlorës u shpreh se policia po merren masa që të ndalohen ngjarjet kriminale.  “Jemi duke verifikuar të gjitha bizneset në Lungomare. Ne sëbashku bëjmë detyrën për të parandaluar ngjarjet kriminale.  Ngjarje ndodhin kudo por në Vlorë trajtohen dhe shumë marrin jetonë. Unë garanroj që Drejtoria e Policisë do jete e organizuar  100 % per sezonin turistik.  Të gjithë e dimë që ngjarje si kjo ka kudo edhe jashtë.  Jemi duke verifikuar aktualisht dhe gjithë këta person kanë këto aktivitete sepse fatkeqësisht jo të gjithë mund të kenë këto biznese.Jemi duke e vazhduar punën edhe nga ky parim dhe ne vazhdim”, u shpreh drejtori i Policisë së Vlorës.

Loading...

Edhe dje me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bedinaj akuzoi policinë se i ka keq-orientuar gazetarët të cilët po shkonin në vendin e ngjarjes pas breshërisë së plumbave në Lungomare. Sipas tij keq-orientimi është bërë për shkak se policia është e shitur tek krimi.

A.S/ Dosja.al

The post S’ndalet biznesmeni vlonjat ndaj policisë: Të paaftë, të korruptuar, merrni lekë… appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani