Sport

Skuadra e Ligës së Parë rrezikon të dënohet, e konfirmon Komisioni i Garave

Loading...

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 17.05.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 29-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018 /2019 me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes KF “Drenasi” – KF “Fushë-Kosova”.


2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj gjeti prova për inicime disiplinore.

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Kika” Fahri Rashiti me nr lic 17 dhe nr ID 002108M96 (motivi- nderhyrje nga mbrapa si lojtar i fundit ne ndeshjen KF Trepça – KF Kika, e zhvilluar në Mitrovicë më datë 15.05.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “2 Korriku” Drilon Baholli me nr ID010771M85 (motivi-përjashtim nga bankina për shkak të protestimeve të vrazhda drejtuar referit të parë anësore në ndeshjen KF “2 Korriku” – KF “Dukagjini”, e zhvilluar në Prishtinë me datë 15.05.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj zyrtarit të KF “2 Korriku”, Rushit Ballovci (motivi- gjatë përjashtimit të ndimëstrajnerit të KF “2 Korriku” zyrtari i KF “2 Korriku”, R.Ballovci vazhdon me protesta dhe ofendime verbale të vrazhda drejtuar referit të parë anësor në ndeshjen KF “2 Korriku” – KF “Dukagjini”, e zhvilluar në Prishtinë me datë 15.05.2019) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Fushë-Kosova” (motivi- për aktivizimin në lojë të lojtarit Hekuran Hyseni me nr ID 0003174M99 dhe nr lic 2 në vend të lojtarit Nebih Krasniqi me nr ID 003173M99 me çka kemi shkelje të rëndë të nenit 76 paragrafi 1 pika 7 të Rregullores së garave ku është aktivizuar lojtari i cili nuk ka qenë në protokoll dhe për Komisionin e Garave ky veprim i klubit KF “Fushë-Kosova” ka qenë i qëllimt në ndeshjen KF “Drenasi” – KF “Fushë-Kosova”)

5.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Fushë-Kosova”, Naser Ahmeti me nr ID 004334M81 (motivi- ka lejuar aktivizimin e lojtarit i cili nuk ka qenë i shënuar në protokollin e ndeshjes)

6.Ndaj kryetrajnerit të KF “Fushë-Kosova” Qendrim Kida me nr ID 003609M85 (motivi- lejimi i aktivizimit të lojtarit në lojë i cili nuk ka qenë i shënuar në protokollin e ndeshjes)

7.Ndaj lojtarit të KF “Fushë-Kosova” me nr ID 003174M99 (motivi- shkaku i aktivizimit në lojë edhe pse nuk ishte i shënuar në protokoll, në ndeshjen KF “Drenasi” – KF “Fushë Kosova”) shkruan faqja zyrtare e federatës kosovare të futbollit, përcjellë GazetaBlic.

Burimi

Loading...