Lajme

Skandali/ Përplasja banale e dy ish presidentëve, Topi – Nishani

Loading...

Në të gjithë vendet normale normale të botës ata që kanë kryer detyrën e rrallë, sa me përgjegjësi po edhe aq honorifike të krerëve të shtetit, ndërhyjnë në debatin public për çështje veçanërisht të mëdha. Në kodet e tyre të pashkruara është marrja e fjalës vetëm për interest kombëtare, dhe sidomos moskomentimi i akteve të pasardhësve. Ashtu sikurse shumë gjëra në politikën shqiptare edhe kjo vlerë ka filluar të bastardohet.

Këtë po e dëshmon edhe sherrnaja sa banale, po aq edhe e turpshme mes me Bamir Topit dhe Bujar Nishanit.
Ish presidenti i viteve 2008 -2013 i cili po bën këto ditë promovimin e kujtimeve të tij: “Nocturn / Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, i ka dhënë një goditje nën brez atij që i zuri karrigen. Ai e ka trajtuar Bujar Nishanin si një njeri të ardhur nga hiçi duke kujtuar se në fund të viteve ’90 ai siguronte bukën e gojës duke punuar si pompist në një benzinatë.

Loading...

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se ku i përmendi emrin e Nishanit, Berisha i kishte thënë se nuk e njihte, ndërsa e kishte pyetur për profesionin. Topi i thotë Berishës se Nishani ka qenë oficer, ndërsa nuk i tregon se punonte në një pikë karburanti.
“–Mendoj që pas rezultateve zhgënjyese, Shaban Memia duhet të lirohet nga detyra e sekretarit, -tha ai (Berisha). Vendosa të mos shprehesha dhe të dëgjoja se ku do të dilte. -Unë nuk kam një emër për ta zëvendësuar dhe po e pate ndonjë, na thuaj ta propozojmë në mbledhjen e radhës në Kryesisë, – tha Berisha. Pas një pauze të shkurtër i them se nuk kam përse mendohem, sepse e kam një emër. -Cili është? -Është personi që ka qenë kryetar komisioni në zonën tim elektorale, Bujar Nishani quhet, – i thash duke menduar se do e njihte ndopak. -Nuk e njoh, çfarë profesioni ka ky? -Ka qenë oficer dhe tani punon në një biznes privat, i punësuar.
E lash shpjegimin me kaq, për të mos e ndërlikuar situatën, duke mos i thënë që punonte në një pikë karburanti. Në fakt unë doja shumë që aty të ishte Bujari, pasi krijova konsideratë për të dhe doja t’ia ‘shpërbleja’ angazhimin që pati në punën e komisionit të zonës sime, ku beteja zgjedhore ishte një nga më të fortat në Tiranë. Berisha, pasi u mendua pak, me sa duket duke mos pasur ndonjë emër tjetër në mendje vazhdoi: Hajde nesër së bashku me të, ta takoj njëherë!”, shkruan Topi.

Kaq është dashur që edhe Nishani të marrë penën dhe të qëllojë fort. Ai nuk ka aluduar vetëm për fëmijët e rritur me gjobat që u viheshin prokurorëve dhe gjykatësve po e ka degraduar edhe më tej bisedën tek paraardhësi që shtrohej me ushqim dhe raki në zyrë, dhe që investimin e vetëm që bëri në presidencsë ishin kuzhina dhe menca.

Madje Bujari ka treguar edhe fillimet e njohjes me Bamirin kur qëndronin tek selia e partisë: “Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD. Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t’i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m’u pështiros. Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje” ka shkruar Nishani.
Dhe ta mendosh se për dhjetë vjet këta të dy personazhe kanë kryer rolin e presidentit dhe kanë qenë garantë të kushtetutës dhe simbol i unitetit të popullit.

Marre nga Next TV

Loading...
SuperDyqani