Sport

Skandal: Si i zhduki FFK-ja provat pas dhunës ndaj gjyqtarit të Superligës

Loading...

Komisioni i Garave i garave në mbledhjen e mbajtur më 30 prill të vitit 2019 kishte paraqitur në mbledhje sulmin ndaj gjyqtarit kryesor Mervan Bejtullahu nga Gjilani para fillimit të ndeshjes Ballkani – Ferizaj, e vlefshme për javën e 29-të të Ipko Superligës, raporton Periskopi.

Në atë vendim thuhej: INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE Ndaj KF “Ballkani“ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku para fillimit derisa gjyqtarët kanë dalë për ta vëzhguar fushën, 2 persona të KF Ballkanit së pari kanë fyer e kërcënuar dhe pastaj kanë sulmuar fizikisht referin kryesor të ndeshjes M.Bejtullahu (sulmuesi është recidivistë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes fotove dhe xhirimeve CD në ndeshjen KF Ballkani – KF Ferizaj, e zhvilluar në Suharekë më datë 27.04.2019)


Do të thotë FFK e dinte se kush ishte sulmuesi, pasi që Komisioni i Garave e kishte paraqitur si recidivistë (do të thotë si shkaktar i sërishëm i incidenteve).

Periskopi merr vesh se i njejti person kishte sulmuar edhe gjyqtarin Ilir Mehmeti nga Obiliqi gjatë kohës sa Ballkani ishte në Ligën e Parë, por për shkak se rasti është nën hetime policore Periskopi nuk dëshiron t’ia zbulon emrin.

Cili është gafi i rradhës i FFK-së, më konkretikisht Komisionit Disiplinor. Ata në mbledhjen e mbajtur më 2 Maj e kanë shqyrtuar procedurën e hapur nga Komisioni i Garave dhe e kanë shkruar lëndën si sulm ndaj gjyqtarit Bejtullahut (Shih foton më poshtë).

Por, vendimi përfundimtar i Komisionit Disiplinor me në krye Dukagjin Zefin ishte i habitshëm. Ai ndryshoi komplet lëndën nga sulm në gjyqtarin kryesor në vetëm ofendim dhe fyerje, duke bërë që kështu vendimi për gjobitjen e Ballkanit të ishte më i butë se që e parasheh rregullorja disiplinore.

Loading...

Zefi dhe Komisioni Disiplinor u thirrën në nenin 50 të Rregullores Disiplinore për organizimin e dobët të ndeshjes dhe trazirat në teren duke e dënuar Ballkanin me vetëm 1,000 euro dhe duke shpëtuar “recidivistin” e përmendur nga Komisioni i Garave pa therrë në këmbë.

Por, cilat janë rregullat disiplinore në rast se sulmohen personat zyrtare (gjyqtarët, delegatët apo kontrollorët e ndeshjes).

Organizimi i dobët dhe trazirat në teren, Neni 52 thotë: Nëse sulmohen personat zyrtarë dhe futbollistët e të dy ekipeve nga ana e publikut vendas por me përmasa më të vogla (shtyerje, tërheqje me dorë) atëherë klubi mund të dënohet (2) deri kater (4) ndeshje jashtë fushës së vet, – Në raste të rënda (goditje shqelmime me duar dhe këmbë apo me gjësende të forta) dhe kur ka lëndime fizike- dënimi prej katër (4) deri në (8) ndeshje mos zhvillimi në fushën e vet, – Në raste jashtëzakonisht të rënda, kur pasojat e trazirave janë posaçërisht të rënda, me largim nga rangu përkatës i garave, në rang më të ulët. Sulmi fizik i shiquesve të të dy palëve ndaj pjesëmarrësve të lojës-lojtarëve, lojtarëve rezervë, apo personave profesional teknik dhe zyrtarë (vëzhgues e gjyqtarë), dhe trazirat e shkaktuara të shiquesëve në dhe rreth stadiumit, para, gjatë, apo pas ndeshjes, konsiderohen kundërvajtje e rëndë në pajtim me alinen 1 të këtij neni.

Do të thotë Komisioni Disiplinor i harroi goditjen ndaj gjyqtarit kryesor Bejtullahu duke i cilësuar vetëm si ofendim dhe fyerje.

U harrua edhe vendimi i Komisionit të Garave ku thuhej se posedonin foto dhe video sipas personave zyrtare të ndeshjes.

Kështu Zefi & Co. dënuan me vetëm 1,000 euro Ballkanin për sulm ndaj gjyqtarit Bejtullahu, i cili u sulmua brutalisht nga dy persona në stadiumin e Therrandës në prag të ndeshjes Ballkani – Ferizaj. Në fakt ai duel nisi me 15 minuta vonesë për shkak të gjendjes jo stabile të Bejtullahut me frymëmarrje nga goditjet e pësuara. Ndeshja përfundoi me fitoren e Ferizajt 2-4 me disa grushte dhe shqelma që fyt që në fund i kushtuan Ballkanit vetëm 1 mijë euro.

Burimi

Loading...
SuperDyqani