Lifestyle

‘S’jam manjake leku’, me një jetë modeste ‘Luzja’ e Portokallisë tregon për mashkullin e jetës

Loading...

TIRANË – Të gjithë e njohim për personazhin e spikatur “Luzja” dhe mund të mendojmë se edhe në jetën reale ajo është po aq ‘karagjoze’ si në rolin e saj. Dhe në fakt ajo e ka pranuar që është e tillë edhe në përditshmëri.

Në një intervistë për emisionin ‘Rreze Dielli” në Report Tv, Renada ka rrëfyer se është një vajzë shumë e përkushtuar edhe në shtëpi. Aktorja ka folur për jetën e saj modeste, pavarësisht se punon në një nga televizionet më të mëdha në vend.

“Unë kam zgjedhur të jetoj një jetë tepër të thjeshtë, me një rrogë modeste në mund ta quaj kshu, por pa qenë ajo manjakja e lekut, që për sytë e të tjerëve të bëj një jetë luksoze.”- është shprehur Rënada Caci në emisionin Rreze Dielli.

Gjithashtu aktorja ka rrëfyer se është një amvisë shumë e mirë: “Gatuaj shumë, e kam shumë të mirë marrëdhënien me gatimin, me kuzhinën, me punët e shtëpisë në përgjithësi. Lum ai që do më marri”.

Loading...

Ndërsa mashkulli i jetës dukes se akoma nuk ka ardhur në horizont, dhe për aktoren gjithçka do të bëhet publike kur ajo të bëhet nënë.

“Jeta ime private është shumë e shenjtë. Do të preferoja të mos flisja për jetën time private. Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe me gojën time, në emrin tim do flas vetë vetëm për atë person që do më bëjë nënë, dhe nuk e kam takuar akoma”,- është shprehur aktorja e humorit.

Në një rrëfim të sinqertë ndër të tjera, aktorja ka pranuar se pëlqen shumë të ndjekë telenovelat turke, por së fundmi dhe ato indiane.

(R.L/Dosja.al)

The post ‘S’jam manjake leku’, me një jetë modeste ‘Luzja’ e Portokallisë tregon për mashkullin e jetës appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani