Aktualitet

Situata politike në Shqipëri, Dule e Tavo takim me kryeministrin grek Aleksis Tspiras

Loading...

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, knaë zhvilluar një takim me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tspiras.

Mediet greke raportojnë se në qendr të dikutimeve kanë qenë zhvillimet politike në Shqipëri, ndërsa mësohet se takimi është bërë disa ditë më parë.

Takimi është zhvilluar në Janinë, ndërsa mediet greke shkruajnë: “Kryeministri grek u foli dy përfaqësuesve të minoritetit grek për zhvillimet në Shqipëri, sfidat me të cilat ballafaqohet pakicat, reformat dhe perspektiva e saj për anëtarësim”.

Loading...

Kujtojmë se ky takim vjen pak pas incidentit të fundit mes dy vendeve nga heqja e tabelave dygjuhëshe në disa fshatra në Finiq. Për këtë pati reagime nga përfaqësuesit e minoritetit grek në Shqipëri, por dhe nga ministria e Jashtme Greke e cila kërcënoi dhe me mos mbështejte për hapjen e negociatave.

(B.B/ Dosja.al)

The post Situata politike në Shqipëri, Dule e Tavo takim me kryeministrin grek Aleksis Tspiras appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani