Aktualitet Lajme

“S’ishte ish i dashuri im, na kërcënonte”, Marsida zbulon detajet nga ngjarja që i mori jetën Haxhollit

Loading...

Së fundmi, mbi krimin e rëndë që tronditi Kavajën ditën e sotme, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli, ka folur Marsida Qatja, në shtëpinë e së cilës ndodhi krimi.

Marsida

Ajo ka thënë për “News 24” se Haxholli e kërcënonte vazhdimisht dhe ka mohuar lajmet se ka qenë e lidhur me të. Sipas saj, ai do ta vriste atë, djalin e saj dhe Bledin.

Loading...

“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.

Bled tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.

The post “S’ishte ish i dashuri im, na kërcënonte”, Marsida zbulon detajet nga ngjarja që i mori jetën Haxhollit appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani