HI TECH

Singapori Hi-Tech, robotët për pastrim dhe argëtim

Loading...

Qindra robotë miqësorë që flasin gjuhë të ndryshme dhe këndojnë, shihen nëpër Singaporin Hi-Tech, në një përpjekje për të pastruar hotelet e zotëruara nga shteti në qytet, qendrat tregtare dhe ndërtesat qeveritare.

Disa robotë, me koka në formë ovale dhe me sy që shkëlqejnë, kanë përveshur tashmë mëngët dhe shpresohet se rreth 300 të tjerë do të hyjnë në shërbim deri në mars të vitit të ardhshëm. Ata fshijnë, lajnë dyshemenë dhe marrin pluhurat, në mënyrë autonome dhe mund edhe të argëtojnë njerëzit duke bërë rrep në gjuhën angleze.

Robotët flasin të katër gjuhët zyrtare në singaporin multietnik, anglishten, gjuhën malai, atë mandarine dhe atë tamil, plus japonisht dhe anglisht, një dialekt lokal që përzien fjalë anglisht me ato të gjuhëve lokale.

Robotët vijnë në 13 modele të ndryshme dhe prodhohen nga një kompani lokale. Ata po ashtu tregojnë barsoleta dhe i kërkojnë njerëzve të zhvendosen nëse ata i kanë zënë rrugën. Vetë njerëzit mund të marrin një përgjigje nga robotët duke shtypur një buton të quajtur zemër, ose të përdorin një aplikacion për ti pyetur ata se si ndjehen ose se cilat janë hobit e tyre.

Robotët kanë edhe një qëllim serioz; të ndihmojnë me plotësimin e boshllëqeve në tregun e punës në një vend që po plaket shpejt me një popullatë prej 5.6 milionë banorësh.

Loading...

Sidoqoftë, sipas prodhuesve, ata nuk kanë si qëllim të zëvendësojnë pastruesit njerëz, por të jenë ndihmësit e tyre.