KOSOVA Lajme

Simptomat e të nxehtit dhe rekomandimet e ekspertëve

Loading...

Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ekstrem, përfshirë sfilitjen dhe goditjen nga i nxehti.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri rekomandojnë të evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 e paradites deri në 17.00 të pasdites për shkak të problemeve që mund të sjellë në shëndetin tuaj.

Cilat janë simptomat nga të nxehtët


Temperatura e lartë e trupit, rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje, marramendje ose vështirësi në të ecur, mungesë djerse ose djersitje e tepërt, dhimbjet e muskujve, dhimbje therëse koke

Ekspertët e ISHP-së rekomandojnë:

Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, të gjera dhe ngjyra të hapura.

Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në
shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate dhe fruta.

Ruajini ushqimet në frigorifer.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani