KOSOVA

Sikur ta dija për fotografinë, s’do ta lejoja Serbinë të kënaqej me një gabim të tillë –

Loading...

17:56, 17 Maj 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ripërsëritur se nuk ka pasë dijeni për fotografinë që deputetja Flora Brovina e ka publikuar dje.

Ai në një konferencë për media, pas zhvillimeve të djeshme, ka thënë se sikur ta dinte për këtë fotografi nuk do të lejonte publikimin e saj ashtu që kundërshtarët e Kosovës ta shfrytëzonin një moment të tillë.

“A mendoni se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës janë fëmijët e mi dhe secili prej tyre vjen tek unë? A mendoni se do ta lejoja Serbinë dhe kundërshtarët e popullit tonë të kënaqen mbi një gabim të tillë?”.

“Ka ndodhur një gabim i cili është i madh dhe i rëndë, por nuk duhet të na çorientojë nga qëllimi ynë që është ngritja e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë”.

“Ky është mesazhi im edhe sot. Nuk ka forcë që mund të na ndalë – do të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin që shteti serb ka kryer në Kosovë”.

“Ka ndodhur një gabim që më së shumti na ka kushtuar neve, por nuk do të ndalemi për faktin se gabimet nuk mund të na ndalin”.

“Ka mundur edhe të mos ndodhë”./

Marre nga KlanKosova

Loading...