Si nis java? Ja çfarë rezervon moti për nesër –


RESHJET
Sot pasdite (e diel dt.26) dhe nesër (e hënë dt.27) priten reshje të dobëta, kryesisht nesër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër pasdite ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Jug-Lindje.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 20 °C
në vendet e ulëta: 16 / 20 °C
në vendet malore: 12 / 18 °C

ERA
Sot pasdite (e diel dt.26) dhe nesër (e hënë dt.27) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdetin e Vlorës për momente të shkurtra deri e fortë.

Marre nga TPZ.al