KOSOVA

S’i kemi votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj – po punojmë në këtë drejtim –

Loading...

15:00, 11 Maj 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se akoma nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, njofton .

“Jemi duke punuar për të shpallë mosbesimin e Qeverisë. Po bëjmë përpjeke që t’i koordinojmë këto çështje me Vetëvendosjen dhe Partinë Socialdemokrate që të kemi votat e nevojshme për mosbesimin. Këto vota s’i kemi bërë akoma. Ju siguroj se jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.

“Na nevojitet edhe dikush nga pozita. Ka pas rezerva edhe në LDK edhe në disa parti opozitare që kjo të bëhet me Listën Serbe. Ndonëse qeveria imë është rrëzuar në bashkëpunim me ata, por tash kemi situatë tjetër.

Loading...

“Rrëzimi i Qeverisë nuk është vetëm në interes të të opozitës, ata duhet të ndalen që të mos bëjnë gabime edhe më tutje. Gabime për të cilat një ditë do të  që ti ndalin që të mos bëjnë gabime edhe ma tutje sepse herë do kurdo ata duhet të përgjigjen për këto gabime që po i bëjnë”.

klankosova.tv

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani