Politike

Si dola nga Lëvizja e Dhjetorit dhe çfarë i thashë Berishës (Video) –

Loading...

Kryeministri Edi Rama tregoi në “Opinion” edhe mënyrën se si ishte larguar nga Lëvizja e Dhjetorit të vitit 1990 dhe debati që kishte pasur me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Blendi Fevziu: Të ka ngelë ëndërr që kur të përzunë në Dhjetor të 90-ës ta drejtosh PD-në…

Loading...

Edi Rama: Fevzi, ti je nga ata që këtu në “Opinion” e bën historinë si të duash, por kur e shkruan historinë je korrekt. Nga Lëvizja e Dhjetorit unë kam dalë vetë, dhe si kam dalë? Ti e di shumë mirë. I kam thënë Saliut: Më fal, ky këtu dhe ca të tjerë, i keni dorëzuar teserat e Partisë së Punës që vini dhe flisni këtu? Dhe Gramoz Pashko, që ndjesë pastë, ndërhyri dhe unë dola. Dhe Leka Meksi që është edhe ai një që di edhe historinë e periudhës bizantine, mund ta pyesni, kur kam dalë, më tha rri. Dhe unë i kam thënë një fjali që nuk e përsëris dot këtu se atëherë isha më i ri. Kështu që mos më thuaj mua të përzunë, mua nuk më ka përzënë njeri. Ika dhe më vjen shumë mirë që ika, sepse kam qenë i pari që e kam kuptuar se çfarë e priste këtë vend me atë 25 vjet sekretar partie, që na u kthye në anti-komunistin më të tërbuar.

Në vazhdim, Rama iu përgjigj edhe Kujtim Gjuzit, deputetit të ri të Kuvendit të Shqipërisë, i cili një natë më parë tha se kishte mësuar Ramën se si të qepte pantallona.

“Nuk kam qepur asnjëherë pantallona”, tha Kreu i Qeverisë, “por e kam thënë që në jetë të tretë unë dua të jem rrobaqepës, kjo nuk është sekret./tvklan.al

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani