Lajme

Shtet gangsterësh, rreh protestuesit në mes të rrugës –


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se policia ka tmerruar të arrestuarit e protestës.

Gjatë një dalje për mediat, Vasili u shpreh se protestuesit janë rrëmbyer dhe janë mbajtur pa akuza, duke u dhunuar. Ai shtoi se Prokuroria po bëhet palë me krimin shtetëror.

“Ky është një shtet gangsterësh, që rrëmben njerëz në mes të rrugës. Rreh protestues dhe njerëz në mes të rrugës. Policia godet gazetarët.

Prokuroria ka vendosur të heshtë edhe përballë provave të frikshme të dhunës. Organi i akuzës është palë me qeverinë”, tha Vasili.

Marre nga TPZ.al