Aktualitet

Shqiptari në Koridhalo: Ju tregoj për vrasjen e Arbër Bakos dhe rolin e “kreut të mafies së burgjeve” (VD)

Loading...

Shtypi grek e etiketon “Mafia e Burgjeve” atë që po ndodh në Greqi me të burgosurit shqiptarë. Në muajt e parë të këtij viti, janë shënuar disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në burgjet e vendit fqinj ku kanë humbur jetën të burgosur shqiptarë. Më i rëndi është ai i vrasjes së Arbër Bakos më 14 Janar 2019 në burgun e Koridhalos.

Në mediat greke aludohet se kreu organizatës së ashtuquajtur “Mafia e burgjeve”, është shqiptari Klodian Lekocaj, i cili vuan dënimin në Koridhalo. Por sa e vërtetë është ekzistenca e “Mafies së burgjeve” dhe cili është roli i Klodian Lekocajt, për të cilin mediat e Athinës shkruajnë se është personi që urdhëroi vrasjen e 36-vjeçarit Bako.

Për tvklan.al ka folur Fabio Dushku, i burgosur në burgun e Koridhalos, i cili në një lidhje telefonike thotë se Bako u vra nga të burgosur shqiptarë. Ai flet për një grup në të cilin bënte pjesë Arbër Bako, por nuk përmend emra. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur për mosmarrëveshjet që ata kishin me njëri-tjetrin brenda të njëjtit grup që bënin pjesë.

Sa i përket etiketimit “Mafia e burgjeve”, Fabio Dushku thotë se këto janë lojëra politike. Kurse Klodian Lekocaj që konsiderohet si kreu i “Mafies së burgjeve”, e cilëson si një të burgosur pa peshë dhe që nuk ka asnjë rol. Lidhur me disa deklarata të Lekocajt në media për keqtrajtime në burgun e Koridhalos, Fabio Dushku thotë se janë të pavërteta. Madje ai i konsideron ofendime këto deklarata të tij dhe shprehet se shqiptarët në burgjet greke nuk nëpërkëmben dhe as keqtrajtohen.

Fabio Dushku: Në lidhje me situatat e fundit që kanë ndodhur, kam parë ca publikime që keqtrajtohen shqiptarët në burgje, se po na dalin ca shqiptarë dhe po na bëjnë rezil gjithë shqiptarët. Se del një budalla dhe thotë pesë fjalë që nuk janë të vërteta, nuk janë ashtu gjërat.

Pyetje: Kush konkretisht?

 Fabio Dushku: Nuk kam nevojë unë të përmend emër kush, e dini ju për kë e kam fjalën. Nga moment që bën diçka, dil dhe merr përgjegjësinë kur e ke bërë. Kur nuk e ke bërë…Shikojmë dhe vrasjen e atij shqiptarit në Janar. Ajo gjë ka lidhje nëpërmjet një grupi që janë bashkë-grup. Kanë qenë vëllezër dhe ka ndodhur mes atyre. Atëherë s’kemi pse t’ia hedhim fajin grekëve që na i kanë fajin grekët.

Pyetje: Vrasja e kujt?

Fabio Dushku: E Bakos! E Arben Bakos. U vra nga shqiptarë nuk u vra nga grekë. Nuk duhet të gjykojmë grekët ne për këtë punë. Në lidhje me atë grup, shteti grek i mbron ata. Kanë 14 vjet nëpër burgje, kanë dalë kanë hyrë, i mbron me 3-fishin e masave të sigurisë që mos vriten nëpër burgje njëri me tjetrin. Shqiptarët nëpër burgjet e Greqisë janë burra dhe nuk i ka poshtëruar kurrë njeri, as ka për t’i poshtëruar. Përkundrazi, jemi dhe më lart se të gjitha racat e tjera. Nuk i poshtëron njeri shqiptarët nëpër burgjet e Greqisë.

Pyetje: Ju e njihnit Arbër Bakon?

Fabio Dushku: E njihja, si nuk e njihja.

Pyetje: E njihnit në burgun e Koridhalos apo para se të hynit?

Loading...

Fabio Dushku: Jo, në burg të Koridhalos. Kam shumë vite brenda unë, kam 10 vjet brenda.

Pyetje: Çfarë është kjo “Mafia e Burgjeve”?

Fabio Dushku: Janë lojëra politike këto në Greqi. Ligjin e bën shteti në burg nuk e bëjnë burgaxhinjtë. Siç tha dhe ministri i Drejtësisë i Greqisë, tha mbi ligjin nuk janë as gardianët as të burgosurit. Të drejtat tona nuk na i ka mohuar njeri, pavarësisht se dënohen 5 veta kot apo plot, me apo pa fakte, nuk kemi pse të ngrihemi si popull dhe të shajmë Greqinë. Shqiptarët nuk i poshtëron njeri nëpër burgje. Nuk kemi flamuj ne, as kemi ndarë tokat këtu në burg, as nuk kemi flamur.

Pyetje: Po kush e pretendon të kundërtën?

Fabio Bushku: Po i fundit që poshtëroi shqiptarët në burgun grek… Përderisa ke rënë në burg, ke rënë për diçka, do kesh dhe një hasëm, mund të të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Nuk na i ka fajin as shteti shqiptar as shteti grek. Ka lidhje me ne të burgosurit kjo punë. Nuk duhet të gjykojmë njerëzit para kohe.

Pyetje: A është e vërtetë se Lekocaj është kreu i organizatës së ashtuquajtur “Mafia e burgjeve”, sikurse e etiketon shtypi grek?

Fabio Dushku: Shtypi mund ta etiketojë si të dojë. Për mua është një zero. Për mua dhe shumicën e 90% të burgjeve është një hiçgjë. Jo për ne, po ashtu është e vërteta!

Pyetje: Po ju e njihni?

Fabio Dushku: E njoh shumë mirë unë prandaj po të them!

Pyetje: Keni krijuar njohje në burg apo para burgut?

Fabio Dushku: Në burg, në burg… Edhe me ato që po bën po ofendon shqiptarët.

Pyetje: Në dijeninë tuaj, keni informacion përse u vra Arbër Bako?

Fabio Dushku: Informacioni që dime ne të burgosurit, është që është në grupin e tij. Nuk ka dorë asnjë i burgosur tjetër. As grek, as shqiptar, as rus.

 Pyetje: Cili është grupi i tij?

Fabio DushkuNuk e them emrin e tij se më vjen për të vjellë po të them emrin e atij.

Pyetje: Nga sa veta është i përbërë ky grup dhe a janë brenda burgut të Koridhalos?

 Fabio Dushku: Nuk janë brenda Koridhalos. Burgu i Koridhalos është burg që na shpien kur jemi për gjyq. Kur kemi gjyqet në Athinë, në transferojnë që na mbajnë derisa mbaron gjyqi. Po dikush ka shumë gjyqe, si puna ime, i ka qëlluar të rrijë një kohë të gjatë.

(Marrë nga Tvklan)

The post Shqiptari në Koridhalo: Ju tregoj për vrasjen e Arbër Bakos dhe rolin e “kreut të mafies së burgjeve” (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani