Shpulla dhe të qara! Brooklyn Beckham zihet keq me të dashurën në Kanë, ndërhyjnë rojet –

Mbërrin drama e parë nga tapeti i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë!

Rojet e sigurisë thuhet se u detyruan të ndanin Brooklyn Beckham dhe të dashurën e tij Hana Cross pasi ajo e sulmoi atë gjatë Festivalit të Filmit.

Marrëdhënia e tyre është pasuar nga një sërë debatesh në publik, që besohet se i kanë lënë prindërit David dhe Victoria të shqetësuar për raportin e tyre të paqëndrueshëm.

20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë në hotelin Martinez kur shpërtheu debati, sipas “The Sun”.

Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara. Hana u përball me Brooklyn duke e qëlluar me shpullë dhe siguria hyri brenda për t’i ndarë.

David dhe Victoria u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.

“Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese”.

Burimi shton se shkak për zënkën besohet të kenë qenë argumentet rreth profilit të Brooklyn si një Beckham, ndërsa thuhet se ai bëhet xheloz shumë shpejt.

Ata tanimë i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

Marre nga TPZ.al