KOSOVA Lajme

“Shpërthen” Shkelzen Gashi: Na i sakrifikuan njerëzit dhe paratë në luftë, e s’po na sakrifikojnë viktimat e s’po na vjedhin tash në paqe

Loading...

Analisti Shkelzen Gashi, ka reaguar ashpër pas skandalit të djeshëm nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, lidhur me publikimin e një fotografie, për të cilën tha se është një dhunim i një kosovare nga forcat serbe, e cila rezultoi se nuk kishte qenë e saktë.

Gashi përmes një statusi në facebook, ka thënë se “këta i kanë sakrifikuar njerëzit gjatë luftës, e s’po i sakrifikojnë sot viktimat”.
Ai ka shtuar se “këta i kanë vjedhë paratë që i kemi grumbulluar gjatë luftës në rrethana të jashtëzakonshme për t’u çliruar nga Sërbia, e s’po na i vjedhin sot paratë që i grumbullojmë në rrethana të zakonshme për t’u zhvilluar”.

Loading...

“…këta i kanë sakrifikuar njerëzit gjatë luftës, e s’po i sakrifikojnë sot viktimat… këta i kanë vjedhë paratë që i kemi grumbulluar gjatë luftës në rrethana të jashtëzakonshme për t’u çliruar nga Sërbia, e s’po na i vjedhin sot paratë që i grumbullojmë në rrethana të zakonshme për t’u zhvilluar…”, ka shkruar Gashi.

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani