KOSOVA Lajme

Shpend Ahmeti: Glauku u ka thënë shumë njerëzve personalisht, që ka qenë në SHIK

Loading...

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Shpend Ahmeti ka thënë se ka qenë vetë deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca që e ka pranuar që ka qenë në SHIK.

“Disa njerëzve, edhe të PSD-së Konjufca u ka thënë se ka qenë në SHIK”, ka thënë Ahmeti në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, i pyetur se a i ka thënë Konjufca personalisht Ahmetit, ai u përgjigj: “Mua personalisht nuk ma ka thënë”.


Sipas Ahmetit, pse Konjufca nuk e pranon që ka qenë në SHIK.

“Asgjë nuk ndodhë edhe nëse e pranon publikisht”, tha ish- anëtari i VV-së, Shpend Ahmeti.

Ndryshe, edhe sot deputeti Dardan Molliqaj ka theksuar se ai e ka thënë të vërtetën absolute që Konjufca ka qenë në SHIK dhe te Burdushi.

Ndërkaq, vetë Konjufca disa herë e ka demantuar një pretendim të tillë./ Gazeta Blic

Marre nga GazetaBlic

Loading...