Kuriozitete

Shkolla katolike ndalon librat e Harry Poter pasi i cilëson magjitë në të si të rrezikshme dhe dashakeqëse

Loading...

NASHVILL – Një shkollë katolike në Nashvill ka ndaluar leximin e librave të Harry Poter, si dhe filmat e tij, pas besimit se citimet e ‘magjisë’ të gjendura në libër, mund të tërheqin demonë në jetën e nxënëve, nëse ato lexohen me zë të lartë.

Librat dhe filmat e Harry Poter, kanë thyer rekorde për shikueshmërinë e tyre,  në mbarë botën.

Por mesa duket, disa ekstremistë fetarë, nuk janë dhe aq suportues të Harry Poterit, dhe madje i cilësojnë librat e tij si të rrezikshëm dhe dashakeqës.

Ndalimi i librave, në shkollën katolike u krye nga drejtori i shkollës, i cili u dërgoi një email të tërë prindërve të nxënësve, ku u thoshte se ata në mënyrë kategorike duhet t’u ndalojnë leximin e librave, dhe parjen e filmave serialë, të Harry Poterit, fëmijëve të tyre.

Loading...

Drejtori tha se përpara se të merrte këtë vendim, ai është konsultuar me disa ekzorcistë të ndryshëm, të cilët e bindën se magjitë e përdorura në libër, janë dashakeqe, dhe mund të rrezikojnë nxënësit, për t’i pushtuar shpirtrat demoniak.

Burimi:Themindunleashed

E.C/Dosja.al

The post Shkolla katolike ndalon librat e Harry Poter pasi i cilëson magjitë në të si të rrezikshme dhe dashakeqëse appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani