Shifrat/Eksperti i ekonomisë:Veliaj dha 390 leje ndërtimi në 2018 –

I ftuar në emisionin “A Show”, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, analizoi veprimtarinë e bashkisë së Tiranës dhe për investimet që ajo ka kryer. Sipas tij, realiteti është i frikshëm, pasi me ardhjen e Veliajt në krye të bashkisë janë rritur taksat, ndërsa investimet nuk janë reflektuar aspak në terren.

“Ne kemi pagur 30 mln dollarë për infrastrukturën, që e ka venë kreu i bashkisë së Tiranës. Këtë e paguajmë tek fatura e ujit. Nuk ka shkolla të reja, kemi pagur 30 mln dollarë, por sot ku janë shkollat? 1500 lekë në muaj i paguajmë për shkolla.  Në Tiranë ka pasur rritje taksash. Sot paguajmë çdo gjë, edhe për parkimet. Nuk ka transparencë. Natyrisht erdhi me premtimin zero  ndërtime”, tha ai.

Gjithashtu eksperti tha se krybashkiaku i Tiranës edhe pse erdhi me premtimin se nuk do të këtë ndërtime në kryeqytet, ai veproi ndryshe,  ndërsa e shpalli veten si “rekordmeni i lejeve” për 2018, me 390 të tilla.

“Vetëm në vitin 2018 ka dhënë 390 leje ndërtimi. Tirana po pëson një bombë sociale dhe po prishen balancat ekonomike dhe shoqërore. Ai arriti rekordin kombëtar për lejet e ndërtimet të dhënë në Tiranë. Çmimi u ujit ka qenë 45 lekë. Ne paguajmë  më shtrenjtë për të njëjtin shërbim që kemi patur. Ti pi kafe, pastaj merr lekë. Bulevardi i Ri është spektakli i ri i bashkisë së Tiranës. Janë 6 mln euro për riparimin të një segmenti. Taksa për infrastrukturën ka qenë në rritje.

Janë 150 mln që ke pagur më shumë. Ne jemi populli më interesant. Bashki për katër vjet ka marrë 600 mln dollarë, por nuk e di se ku janë. Nuk ka nevojë për propagandë, por të dalë dhe të tregojë se ku janë shifrat”, tha ai.

Marre nga Balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published.