Aktualitet Lajme

“Shengeni i Ballkanit”, reagon Berisha: “Si pakti Tito-Enver, rrezikon përçarje të madhe”

Loading...

Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takuan në samitin e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad, Serbi.

Aty u vendos për një bashkëpunim ekonomik, rajonal dhe lëvizje të lirë, të cilin Rama e cilësoi si “Shengen të Ballkanit derisa BE të na përqafojë”.

Së fundmi, ka reaguar Berisha, i cili e ka cilësuar këtë pakt si Tito-Enver, ndërsa ka thënë se sjell dy pasoja të rënda për shqiptarët.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij”, shkruan Berisha.

Reagimi i Berishës:

Shengeni Ballkanik si pakti Tito-Enver per bashkimin doganor!

Ky akt shenon nje perçarje te re dhe atavike nga presidenti serbomadh Vuçiç dhe argati i tij Zografi Bis i Ballkanit!

Loading...

Te dashur miq, te deshtuar ne perspektiven e tyre europiane per shkak te karrigeve te pushtetit te tyre qe qendron mbi krimin dhe korrupsionin, dyshja Vuçiç – Zografi Bis shpallen sot ne Novi Sad nje pakt te firmosur ne vitin 1946 nga Josif Broz Tito dhe vasali i tij Enver Hoxha, ate te Bashkimit Doganor i gjithe ky ne kuadrin e shnderrimit te Republikes se Shqiperise ne Republike te 7 te ishJugosllavise. Ata e quajten kete pakt per te maskuar thelbin e tij perçares antishqiptar si Shengeni Ballkanik. Ne te vertet sot serbomadhi Vuçiç dhe Zografi Bis kane shpallur Mini Jugosllavine, ne te cilen vendin dikurshem te Bulatoviçit dhe Rrahman Morines, pra vendin e te dyve e zevendeson Zografi Bis dhe shpallin pa asnje studim Shengenin Ballkanik, ne te vertet Minijugosllavine pa tre republikat e saj Slovenine, Kroacine, Malin e Zi pa republiken e Kosoves.

Ky akt, i cili perveçse vendos Shqiperine ne ombrellen politike te Serbise dhe e largon nga ajo e Brukselit ka dy pasoja te renda direkte mbi shqiptaret.

Se pari izolon dhe veshtireson Kosoven ne qendrimet e saj te drejta ndaj Beogradit.
Se dyti shkaterron perfundimisht prodhimin bujqesor te Myzeqese dhe te gjithe ultesires bregdetare dhe fushes se Korçes, te cilat ne kushte tejet te pabarabarta duhet te perballen me vershimin masiv te prodhimeve bujqesore te Serbise nepermjet klaneve mafioze te Rames dhe klienteles se tij. sb

The post “Shengeni i Ballkanit”, reagon Berisha: “Si pakti Tito-Enver, rrezikon përçarje të madhe” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani