Politike

Serbia të njohë Kosovën –

Loading...

Në kulmin e debatit për korrigjimin e kufijve, Kryeministri Edi Rama i pyetur nga televizioni serb “Pink” është shprehur se Beogradi nuk ka rrugë tjetër veçse të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia duhet të përballet me realitetin dhe ta pranojë atë realitet që Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë. Nevoja për pajtim është e pashmangshme dhe sa më shumë që Serbia të vazhdojë të besojë tek një ëndërr e tillë do të jetë e dhimbshme për të gjithë. Gjithmonë kam menduar dhe besoj se serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë për Ballkanin atë që francezët dhe gjermanët kanë bërë për Evropën”.

Loading...

Bashkimin e shqiptarëve, Kryeministri shqiptar e sheh si një realitet të mundshëm në familjen e madhe europiane.

“Kurrë nuk kam folur për Shqipërinë e Madhe pasi nuk ka as në romantizëm as renesansë, por jemi vëllezër që jetojnë në dy shtete dhe natyrisht që duhet të bashkohemi. Këtë e kam parë në aspektin e BE-së dhe nëse ekziston diçka që është e madhe është Bashkimi Evropian, të paktën në imagjinatën time dhe në bindjet e mia”.

Rama u pyet edhe për taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë dhe Bosnjës. Sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim, duke e cilësuar një vendim të drejtë.

“Shqiptarët e Kosovës janë futur në një process negociatash pavarësisht se është e dhimbshme për ta pasi ata janë përballur me diçka që ka qenë gati e karakterit gjenocidal. Kanë qenë viktima të spastrimit etnik nën diktaturën e Beogradit, por sërish janë përfshirë në dialog dhe nuk kanë vënë kushte”.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani