Sport

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s: Lojtarët mund të dalin nga fusha për të protestuar kundër tifozëve racistë

Loading...

Kreu i trupit drejtues të futbollit ndërkombëtar, FIFA, thotë se lojtarët që mendojnë se po abuzohen në baza racor nga tifozët duhet të dërgojnë një mesazh duke  i lën fushat e gjelbërta.

“Unë mendoj që lojtarët, duhet të largohen nga fushat – do të ishte një mesazh shumë i fortë,” tha sekretarja e përgjithshme e FIFA-s Fatma Samoura për – Amanda Davies të CNN Sport, përcjell GazetaBlic.

“Por unë nuk jam në lëkurën e tyre, po e bëjnë këtë për të fituar më shumë respekt – dhe unë mendoj se kjo një ditë do të ndodhë.”


“Çdo incident po merr një amplitudë më të madhe – e cila është normale,” tha Samoura.

“Ka idiotë në jetë. Ka njerëz që mendojnë se duan një botë ku të gjithë janë të njëjtë dhe mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar”.

FIFA  – mori masa për të luftuar mbi abuzimet racor në ndeshjet e futbollit në vitin 2017, kur ata filluan procedurën “me tre hapa” që do t’u lejojë gjyqtarëve të ndalojnë – pezullojnë ose braktisin fushat nëse tifozët i fyen lojtarët në baza racore.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani