Lifestyle

“S’detyrojmë dikë të këndojë”, menaxheri i Rinës sqaron arsyet e largimit të saj nga muzika

Loading...

U bë e ditur këto ditë se reperja Rina Balaj ka vendosur të marri një periudhë pushimi nga muzika. Vet motra e saj e bëri të ditur këtë në një status në Instastory, ndërsa reperja ka mbyllur dhe profilin në Instagram.

Megjithatë, dje u aludua se shkak për largimin e Rinës ishte fakti që ajo u shkëput nga labeli “On Records”. Së fundmi, burime nga “Telegrafi” kanë kontaktuar me Mehmet Elshanin, menaxherin e saj.

Ai ka treguar se ata s’kanë mosmarrëveshje dhe marrëdhënia e tyre është mjaft e mirë.  “Jo, është plotësisht e pavërtetë. Unë dhe Rina kemi raporte shumë të mira dhe nuk ka pasur asnjë ngatërresë mes nesh. Hiç më larg se sot (e martë), vajza ime kishte ditëlindjen dhe ka marrë një urim shumë shoqëror dhe të përzemërt nga vet Rina”, është shprehur ai.

Loading...

Kur u pyet pse Rina u largua nga muzika, Mehmet Elshani është shprehur se arsyet janë personale dhe i di vet reperja.

Rina është distancuar pak nga muzika për momentin dhe kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa arsyet e marrjes së këtij vendimi, i din vet ajo. Se a do të kthehet apo jo, ky është vendim që tashmë i takon asaj. Ne si label shqyrtuam kërkesën e saj për pauzim në muzikë, dhe ia aprovuam pasi nuk mund të “detyrojmë” dikë që të këndojë”, ka thënë menaxheri i saj.

The post “S’detyrojmë dikë të këndojë”, menaxheri i Rinës sqaron arsyet e largimit të saj nga muzika appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani