KOSOVA

SBASHK-u do t’i drejtohet Apelit për orët e humbura gjatë grevës –

Loading...

14:16, 15 Maj 2019

SBASHK-u është shprehur i pakënaqur me  aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,për rastin e orëve të humbura gjatë grevës së mbajtur gjatë muajit janar.

Kjo sindikatë duke e vlerësuar vendimin si të pabazuar dhe të ndikuar politikisht , ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës, transmeton .

“Kujtojmë se kishte individë e grupe që publikisht kishin kërkuar që Parlamenti të amandamentojë Ligjin e grevave dhe t’ia  mohojë të drejtën për grevë sektorit të arsimit, por duke  kuptuar se kjo do të ngjallte reagim të ashpër nga sindikata dhe do të kishte reagime të ashpra edhe në nivelin ndërkombëtar, ata mundohen të zhvleftësojnë  e humbin forcën  dhe efektin e grevës  përmes një vendimi të Gjykatës , që nuk përfill argumentet e bazuara të SBASHK-ut, po thirret në emocione e në Udhëzimin  Administrativ të kohës së UNMIK-ut, siç është UA nr.42/2005 për kompensimin e orëve të pa realizuara nga mësimdhënësit, i datës 28.09.2005, Udhëzim ky që nuk ka bazë ligjore sepse ka të bëj me Ligjin nr. 2004/37 për Inspektoratin e Arsimit në Kosovë , i cili është shfuqizuar me Ligjin për inspektoratin e arsimit në Republikën e Kosovës nr.  06/L-046 të datës 10.08.2018 të aprovuar nga  institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Loading...

“Ankesa e SBASHK-ut  drejtuar Gjykatës së Apelit bëhet edhe për arsye se konsiderojmë se  Gjykata Themelore në Prishtinë  ka bërë konstatim të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes  faktike, zbatimit të gabuar të së drejtës materiale dhe shkeljes së dispozitave të procedurës së përgjithshme administrative e aq më tepër është bazuar ne një Udhëzim Administrativ 42/2005 të kohës se UNMIK-ut me bazë ligjore te shfuqizuar. SBASHK-u beson se Gjykata e Apelit do të sjellë vendim meritor”.

 

Marre nga KlanKosova

Loading...
SuperDyqani