Politike

Rrisim penalitetet për sigurinë ushqimore –

Loading...

Kush cënon dhe abuzon me sigurinë ushqimore nuk do të ketë asnjë tolerim. Kryeministri ka përsëritur se ndryshimet në Kodin Penal që priten të miratohen në parlament brenda këtij sesioni ka parashikuar masa drastike ndëshkimi për abuzuesit.

“ Ne kalojmë Kodin Penal në Parlament këtë sesion, me masa shumë drastike për sigurinë ushqimore. Do të goditen shumë rëndë të gjithë ata që abuzojnë dhe nga ana tjetër duhet tu japim edhe mundësinë që të gjykohen në mënyrë të pakontestueshme nga pikëpamja shkencore”.

Gjatë vizitës në një fabrikë farmaceutike që i shtohet tregut vendas të prodhimit të barnave kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë vlerësuan këtë investim prej 20 milionë Eurosh si vlere te shtuar për tregun farmaceutik ndërsa sipas tyre fabrika e 7 e barnave ne vend do te ndikoje dhe për uljen e çmimit te ilaçeve që tregtohen në vend.

“Ne kemi një treg rreth 199 milion euro në vit, ndërkohë që tregtojmë nga prodhimi vendas 22 milion euro. Kompani të tilla janë një vlerë e shtuar jo vetëm për nga pikëpamja e alternativave që ato do krijojnë në tregun vendas, por gjithashtu edhe sa i përket tregut të huaj, sepse do të vijë në kosto më të ulëta”.

Rama lajmëron se është duke u vlerësuar mundësia nga  qeveria për një bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në mënyrë që të gjitha produktet ushqimore të prodhuara në vend të marrin vulën e cilësisë dhe të sigurisë nga ky laborator modern.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani