Politike

Rrethohen institucionet para protestës së opozitës –

Loading...

Një ditë para protestës së paralajmëruar të opozitës në institucionet kryesore, Kryeministria, Parlamenti dhe Ministria e Brendshme kanë filluar të vendosen barrierat metalike. Shtyllat e ndriçimit janë lyer me graso në mënyrë që protestuesit mos te hipin në to.

Policia dhe Garda e Republikës kanë kaluar në gadishmëri, por plani që kanë për t’iu kundërpërgjigjur një sulmi të mundshëm nga ana e protestuesve mbahet ende sekret. Jo zyrtarisht thuhet se 1500 policisë do të angazhohen për ruajtjen e sigurisë, shifër e cila i përafrohet protestave të tjera. Të gjitha repartet e policisë, duke filluar nga FNSH dhe RENEA, do të jenë aty.

Protesta pritet të fillojë të shtunën në orën 19:00 dhe leja është marrë deri në mesnatë. Ka pak detaje nga plani i organizatorëve, por mësohet se Lulzim Basha do të mbajë një fjalim para Kryeministrisë. Ky tubim pritet të përcaktojë edhe axhendën e protestave të opozitës në të ardhmen.

Tv Klan

Marre nga TvKlan

Loading...
SuperDyqani