Kuriozitete

Rreshje shiu pa pushim, paralajmërimi: E gjithë Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet

Loading...

Rreshje të dendura shiu pa pushim do të vijojnë të pushtojnë gjithë territorin e vendit duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Shërbimi Meteorologjik Meteoalb, paralajmëroi pak minuta më parë se në vijim të ditës së sotme, nesër por edhe në vijim rreshjet e shiut nuk do të ndalen duke rrezikuar përmbytje në gjithë vendin.

Sipas Meteoalb,  rreshjet e ditës së nesërme do të shkaktojnë përmbytje në disa qarqe të vendit.

Ndërkohë sipas të dhënave meteorologjike të motit e gjithë java që vjen do të karakterizohet nga temperatura ulëta dhe rreshje të dendura shiu.

Paralajmërimi për Përmbytje dhe Zonat e Rrezikuara  

E gjithë Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet. Sipas Meteoalb nga Shkodra e deri Vlorë e Sarandë, rreshjet e dendura të shiut do të shkaktojnë përmbytje.

“MOTI NE VIJIM: sot vijon me shira të dobët dhe mesatarë në të gjithë vendin. Në mbrëmje dhe gjatë natës, por edhe të pjesën më të madhe të ditës së hënë, shirat mbeten mesatare deri intensive në pjesën më të madhe të territorit.

Kjo situatë sinoptike do të vijojë edhe pjesën më të madhe të ditës së hënë. Rrjedhimisht, Shkodra, Lezha, Fushë-Kruja, Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Fieri por akoma më tepër zonat urbane në ekstremin Jugor si Vlora, Gjirokastra, dhe Saranda nga sonte gjatë natës dhe deri pasditen e së hënës rrezikojnë përmbytje lokale (jo i gjithë qyteti). Neser rrezikohen edhe qytete apo zona lokale në Juglindje të vendit” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Vjeshta e Vogël në Mes të Pranverës

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, këto dy javë të para të tij kanë qenë një vjeshtë e vogël Brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperature të ulëta gjithashtu.

Sipas të dhënave meteorologjike, të cilave u referohet AgroWeb.org moti do të përmirësohet fundin e javës që vjen, ku temperaturat pritet të rriten dhe moti do të jetë i kthjellët./AgroWeb.org

Marre nga TPZ.al

Loading...