KOSOVA Lajme

Rrëfehet Ferdonije Qerkezi: Fëmijët e vrarë i identifikova përmes rrobave

Loading...

Ferdonije Qerkezi përmes një rrëfimi ekskluziv, në “Blic Interview” më Astrit Gashin, tregon se si i identifikoj fëmijët e saj të vrarë.

Nënë Ferdonijes i ishin kthyer trupat e dy djemve, Artanit dhe Edmondit.

Ajo ka theksuar se identifikimin e trupave të dy djemve e ka bërë përmes rrobave, sepse e dinte saktësisht se çka kishin veshur për herë të fundit, kur policia serbe ia mori nga shtëpia, së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë tjerë.


“Ata kanë qenë shtatgjatë dhe kur më thanë se dy djem ishin në Vërmicë, i kam identifkaur përmes rrobave se e dija saktë se çfarë kanë pasur të veshur”, rrëfehet Qerkezi, raporton Gazeta Blic.

Ajo thotë se nuk pret që janë gjallë bashkëshorti Halimi dhe dy djemtë tjerë.

“Jo, gjallë nuk i pres, sepse trupat e djemve Artanit dhe Edmondit janë kthyer. Trupat e bashkëshortit Halimit, e djemve tjerë nuk janë kthyer, por për mendimin tim, unë gjallë nuk i pres”, thotë nëna gjakovare, e cila e humbi gjithë familjen në vitin 1999, nga forcat policore serbe.

Ajo thotë se nuk ka asnjë informatë për bashkëshortin Halimin dhe dy djemtë tjerë, Artanin dhe Armendin.

  • #BLICINETRVIEW | Rrëfimi i Ferdonije Qerkezit

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani