Aktualitet Lajme

Rra.hja e Sahit Dollapit, Grida Duma përplaset me Mira Kazhanin: “Po më gënjen në sy, për të ardhur keq”

Loading...

Gjatë emisionit “Dritare me Rudinën” është diskutuar mbrëmjen e djeshme për dhu.nën ndaj sekretarit organizativ të PD në protestën e 11 majit, ku Grida tha se ai po përpiqej të largonte fishekzjarrin që i ra pranë.

Mirëpo, Mira Kazhani është shprehur se Dollapi provokoi dhu.në në këtë protestë, duke thënë se ka gjuajtur policinë me fishekzjarrë.

 “Sahit Dollapi ka mbrojtur policinë. Ai ka qenë në mbrojtje të forcave policore, kurse këta shkuan dhe e dhunuan brutalisht, siç u pa në video.”, deklaroi Duma.

“Po gënjen Grida. Më vjen keq. Po më gënjen në sy dhe kjo është për të ardhur keq. Nuk e prisja nga ty. Kjo video është për të qarë, por është për të qeshur kur thua kështu. Nuk mund të gënjesh sy për sy.”, tha gazetarja.

Pas kësaj, ish-deputetja Grida Duma tha se Dollapi ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e parë. “Aty poshtë është hedhur një plasëse dhe është hedhur mbrapsht dhe arsyeja pse vendosen ato maska është sepse gazi lotsjellës është i një cilësie helmuese që nuk përdoret më në protesta. Ai është sekretari organizativ. Ai e ka hequr është identifikuar. Ai ka marrë përgjegjësinë të jetë në rreshtin e pare”, tha ajo.

The post Rra.hja e Sahit Dollapit, Grida Duma përplaset me Mira Kazhanin: “Po më gënjen në sy, për të ardhur keq” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...