Sport

Ronaldo i dëshiron këta tre lojtarë të Barçës në Juventus

Loading...

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të shkojnë në Barcelonë për të transferuar disa lojtarë në merkaton e verës.

Klubi i Juventusit dëshiron të përforcohet – pasi po kërkojnë lojtarë të cilësisë së Ligës së Kampionëve për të fituar kompeticionin më të madh evropian, përcjell GazetaBlic.

Sipas Fox Sports, Cristiano Ronaldo dëshiron Jasper Cillessen, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti tek ‘Zonja e Vjetër’.


Jasper Cillessen ka njoftuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Camp Nou dhe finalja e Copa Del Rey do të jetë ndeshja e tij e fundit tek ekipi i Valverdes.

Loading...

Ndërkohë, bardhezinjtë duhet të gjejnë zëvendësime për veteranët Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci. Si rezultat, Cristiano Ronaldo ka sugjeruar emrin Samuel Umtiti.

Dhe si përfundim, Ronaldo beson se Rakitic do të ishte një nga mesfushorët më të mirë që Juve do të mund të transferonte në verë.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani