Sport

“Ronaldo e meriton Topin e Artë”

Loading...

Ish mbrojtësi i Juventusit, Mehdi Benatia, beson se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë, pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Portugezi po përmbyllë me sukses sezonin e parë në Serie A te Juventus, ku tashmë janë fituar titullin e kampionit, por janë eliminuar befasisht nga Evropë, duke u mundur nga Ajax.

“Cristiano Ronaldo? Kam pasur mundësi të shoh paraqitjet e tij mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, dhe sa shumë ka demonstruar se e meriton Topin e Artë”, ka deklaruar Benatia, përcjell lajmi.net.


“Duhet ët presim për të parë se si përfundon Liga e Kampionëve, pa harruar edhe Messin, i cili po përjeton një sezon të çmendur, edhe pse eliminimi nga Liga e Kampionëve ka ulur shanset e tij për të fituar”.

Burimi

Loading...