
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë e pranishme ditën e djeshme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj.
Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq me një fustan të bardhë me dekolte të hapur dhe i çarë në pjesën e kofshës, që i tregonte linjat perfekte trupore këngëtares.
Gjithashtu, në veshjen e Ritës ra në sy varësja me diamant dhe takat me pupla, që këngëtarja kishte veshur.
Pamja e Ritës u spikat nga mediat e huaja, ku media prestigjoze “Daily Mail”, shkroi: “Rita Ora i la të gjithë gojëhapur në paraqitjen e parë në Festivalin e Kanës e veshur me një fustan të bardhë që i tregon format sensuale”.
Më pas, Rita u ndërrua për festën, ku u shfaq e veshur me një kostum lejla dhe përsëri u duk e mahnitshme.
The post Rita Ora mahnit njerëzit me pamjen në festivalin e Kanës, mediat e huaja: “I la të gjithë gojëhapur” appeared first on Zonë E Lirë.
