Rita Ora flet pas kthimit në Kosovë: “Ishte më keq seç e prisja, e bekuar që u rrita në Britani”

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, shkoi disa javë më parë në Kosovë për të ndihmuar familjet e varfëra, ku në vizitat e saj ka ngelur e habitur nga gjendja e mjerueshme në të cilën ata jetonin.

Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për “The Sun” ku ka thënë se ndihet e bekuar që mundi të emigronte dhe të rritej në Britani, pasi Kosova ishte më keq seç e priste.

 “Unë u ktheva në vendin tim sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpitë dhe pashë fëmijët që nuk janë arsimuar, dhe nënat e reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF sepse ndonjëherë ti nuk i sheh rezultatet.”

“Por unë jam e bekuar dhe mirënjohëse që isha në gjendje të vija në Britani dhe të bëja ëndrrat e mia realitet, si edhe ëndrrat e prindërve”, tha ndër të tjera Rita.

 

The post Rita Ora flet pas kthimit në Kosovë: “Ishte më keq seç e prisja, e bekuar që u rrita në Britani” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi