Sport

Rikthehet telenovela “Rabiot”, Juventusin e favorizojnë taksat e larta në Spanjë

Loading...

Pas një kohe të gjatë, më saktësisht që nga merkato e Janarit, rikthehet në skenë telenovela Rabiot.

Anëtari i PSG-së që po kalon ditët e fundit në “Parkun e Princave”, ende nuk e di se ku do ta vazhdojë të ardhmen, edhe pse mediat nga gadishulli Iberik raportojnë se ai veçse ka një marrëveshje me Barcelonës, shkruan GazetaBlic.

10 milionë euro në sezon pritet të paguhet te katalunasit, gjithmonë nëse finalizohet transferimi.


Kjo pasi, përkundër pagës së majme, taksat në shtetin spanjoll janë të larta, prandaj edhe disa futbollistëve po largohen.

Loading...

Kësisoj, Italia shihet si destinacion i mundshëm për të ardhmen e francezit, i cili edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në “Allianz”.

“Zonja e Vjetër” po monitoron nga afër situatën e krijuar, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

Burimi

Loading...
SuperDyqani