KOSOVA Lajme

Rexhep Selimi në Jabllanicë: Përkulemi pranë emblemës së UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve

Loading...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka vizituar sot fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës, me rastin e përvjetorit të dëshmorëve të kësaj ane.

Selimi ka thënë se në çdo 17 Maj, tash e 20 vite rresht, përkulemi pranë emblemës së UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, shkroi gjithashtu duke thënë “lavdi e përjetshme të rënëve për atdhe!”.


17 Maj

Në ditën e dëshmorëve të Dushkajës dhe të Brigadës 132 ” Myrtë Zeneli” në Jabllanicë, kujtojmë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorët e rënë për Liri.
Sot ishim aty bashkë me Kryetarin e Qëndrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Gjakovës Z. Agon Batusha si dhe aktivistë e shokë të kësaj qendre.
Si në çdo 17 Maj, tash e 20 vite rresht, përkulemi pranë emblemës së UÇK-së dhe lavdisë së dëshmorëve.
Lavdi e përjetshme të rënëve për atdhe!

Marre nga GazetaBlic

Loading...