Lifestyle

Reperja e njohur shqiptare sfidon hapur Ramën: Do të të zë vendin…gafa që s’na shpëtoi nga vëmendja (VD)

Loading...

Reperja shqiptare Gordana Kingji, e njohur si Baby G ka vendosur t’i bëjë një sfidë të hapur kryeministrit shqiptar Edi Ramës. Në një video që ajo ka publikuar në faqen e saj në Instagram, Baby G shprehet se është lodhur nga protesta e shumta dhe se ka vendosur që të bëhet presidentja e parë shqiptare.

“Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta,”- shkruan reperja Kingji krahas videos ku ka bërë tag edhe kryeministrin Edi Rama.

Por këngëtarja ‘ka harruar’ se Edi Rama që ajo pretendon t’i zërë vendin duke u bërë presidentja e parë shqiptare, është kryeministër dhe jo president.

 

View this post on Instagram

 

I think I’m ganna become the first women president of Albania @ediramaal u have competition si I’ve had enough of these protests 👋

A post shared by BabyG (@babygee) on May 14, 2019 at 9:59am PDT

Sigurisht që komentuesit nuk e kanë lënë t’u ikë ky rast dhe i kanë tërhequr vëmendjen reperes.

“Rama është kryeministër jo president,”- shkruan njëri prej tyre.

“Mos na merr në qafë,”– i shkruan një tjetër.

Pikë së pari flit shqip dhe mëso se Edi Ram është kryeministër, jo president,”– vijon dikush më tej.

Kjo nuk është gafa e vetme e bërë virale ditën e sotme nga këngëtarët shqiptarë. Jonida Maliqi teksa ndodhet në Tel Aviv, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision ka ‘lënë nam’ me anglishten e saj.

Videot e këngëtares po bëjnë xhiron e rrjetit tashmë.

(f.m/dosja.al)

The post Reperja e njohur shqiptare sfidon hapur Ramën: Do të të zë vendin…gafa që s’na shpëtoi nga vëmendja (VD) appeared first on .

Marre nga

Loading...