Aktualitet

Rëndohet bilanci i aksidentit në Kavajë, shkon në tre numri i viktimave

Loading...

Kavajë-Nga aksident i rëndë që ndodhi në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë  mbrëmjen e djeshme në orën 22:30,  ka shkuar në 3 numri i viktimave. Viktima i tretë është drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targë  AA 615 VO , Vilson Cara, 24-vjeç.

Theksojmë se Vilson Cara kishte sot ditënlindjen dhe mbushte 24-vjeç.  Dosja.al mëson se një makinë e marrë me qira, ku po udhëtonin tre të rinj u përplas me një grua e cila po ecte me dy vajzat e saj në trotuar. Për pasojë kanë mbetur të vdekur edhe nëna e dy vajzave, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 46 vjeçe dhe njëri nga pasagjerët, Gentian Belba, 23 vjeç. Një nga vajzat e viktimës,  Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se automjeti që shkaktoi përplasjen fatale për nënën e dy vajzave dhe të riun, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Dëshmitarët nga vendngjarja tregojnë si Benzi ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara tre këmbësoret.

J.V/Dosja.al

The post Rëndohet bilanci i aksidentit në Kavajë, shkon në tre numri i viktimave appeared first on .

Marre nga

Loading...
SuperDyqani