Sport

Real Madridi miliarder i frikshëm, është klubi më i çmuar në botë –

Loading...

Real Madridi është brandi futbollistik më i çmueshëm në botë. Vlerësimi vjen pas raportit të fundit të Brand Finance, që e vlerëson Real Madridin me 1.664 miliardë euro. Kështu, skuadra madrilene merr vendin e parë duke zbritur në vendin e dytë Mançester Junajtidin, që vlerësohet me 1.472 miliardë euro. Në vendin e tretë, një tjetër klub spanjoll, Barcelona, me një vlerë prej 1,393 miliardë eurosh.

Brand Finance
Brand Finance

Më pas, vijon me 3 klubeve të tjera, që janë të gjitha me një vlerë mbi një miliardë euro, vijon me Bajernin e Mynihut, 1,314 miliardë euro, Mançester Siti me 1.255 miliardë, Liverpuli 1.191, top-6 klubet në botë që të gjashta së bashku përfaqësojnë 40% të brand-eve më të vlefshme në futboll.

Në vendin e shtatë është Çelsi, me një vlerë prej 968 milionë eurosh, ndjekur nga Paris Sën Zhërmeni me 914 milionë euro. Në vendin e nëntë ndodhet Arsenali me një vlerë prej 885 milionë eurosh, ndërsa e mbyll renditjen e 10 ekipeve më të çmuara Totenhemi me 758 milionë euro. Siç mund të vërehet, asnjë ekip italian nuk ndodhet në top-10 klubet, pasi Juventusi gjendet vetëm në vendin e 11-të.

Marre nga Balkanweb

Loading...
SuperDyqani