KOSOVA Lajme

Ramush Haradinaj vjen edhe me një datë të re, për liberalizimin e vizave

Loading...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në komunë e Vitisë ku edhe është takuar me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai në këtë takim ka bërë të ditur edhe njëherë që liberalizimi i vizave për qytetarët do të kryhet para fundit të këtij viti.

Këtë duke e ndërlidhur edhe me mbështetjen që ministri i brendshëm gjerman i ka dhënë kreut të ekzekutivit në një takim në Samitin e Berlinit


Ministri i Brendshëm gjerman në takimin me ta më ka thënë se jam për lieralizim të vizave dhe ata për menjëherë. Unë e di që para fundit të vitit po e kryejmë edhe këtë punë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Loading...

Ai ka komentuar edhe inkuadrimin e Gjermanisë dhe të Francës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky është një lajm i mirë për vendin.

“Kjo e fundit që iu ka marrë dialogu Mogherinit është tepër lajmi mirë për ne”.

Ndërsa sa i përket largimit të qytetarëve nga Kosova, Haradinaj ndonëse e ka cilësuar si problem ka thënë se “nuk kem çka bëjmë”.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur më së shumti besim nga qytetarët se tani.

“Është rrit edhe besimi në Aleancë bukur shumë. Aleanca nuk ka pas besim kaq shumë”.

Gjatë këtij takimi në AAK kanë aderuar 200 anëtarë të rinj.

“Kjo është puna e kryeministrit, ngaqë është kryeministri i parë i Kosovës që themeloi ushtrinë e Kosovës dhe i thotë Jo Serbisë”, tha kryetari i degës së AAK-së në Viti, Faruk Nura

Marre nga GazetaBlic

Loading...
SuperDyqani