Rama reagon ndaj Metës: Presim apelin në mbrojtje të 30 qershorit –

Pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe kryeministri  Edi Rama.  Shefi i qeverisë  shkruan se Gjykata Kushtetuese sot falë procesit të vettingut  është një djep bosh pa shejtanin brenda.

 

Rama në Twitter:

A e pengon mungesa e Gjykatës Kushtetuese Presidentin e Republikës të mbrojë datën e zgjedhjeve që sipas Kushtetutës ai e ka dekretuar? Falë Vetingut GJK është sot një djep bosh pa shejtanin brenda! Kjo është më shumë se gjysma e një pune të madhe që kërkon durimin e kohën e saj.

Marre nga Balkanweb