Lajme

Rama mos i kalo caqet –

Loading...


Kryedemokrati Lulzim Basha,  në një bashkëbisedim për gazetarët u shpreh që nesër do të organizohet një tjetër protestë kombëtare. Kreu i PD-së u shpreh se arsyeja pse forca politike që drejton organizon protesta nuk është lufta për pushtet, por një betejë për transformim total.

“Nesër kemi thirrur një tjetër protestë kombëtare. Rama mos kalo caqet. Me dhunë,harroje ta mbash pushtetin. Domos-doshmëri që parlamenti të jetë vullnet i votës së lirë.

Protestat shtohen dhe bëhen më të fuqishme dhe më të vendosura. E vetmja forcë që mbetet në këmbë është forca e sovranit. Edi Rama ia ka mbyllur derën Shqipërisë dhe kjo derë nuk do të çelet. Në këtë betejë, zonja dhe zotërinj ka shumë që thonë që PD nuk duhet të investojë në largimin e Ramës. Kjo nuk është luftë për pushtet. kjo është betejë për transformim total. Prandaj nuk kam dashur të hy në zgjedhje edhe pse sondazhet nfavorizojnë. Me zgjidhjen që ofrojmë i japim një shërbim të madh vendit.”- u shpreh Basha.

Marre nga TPZ.al

Loading...