Lajme

Rama mesazh Bashës: Asnjë shans të rrëzosh qeverinë legjitime! Meqë mendon për popullin, hajde në dialog

Loading...

Kryeministri Edi Rama tha të dielën se është i gatshëm të dialogojë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, dhe të kthejë në nisma ligjore e në veprim shqetësimet e opozitës.

Një ditë pas protestës së opozitës dhe 50 ditë nga data e dekretuar për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij Prokuroren e Përgjithshme, kreun  e SHISH, si dhe ministrin e Brendshëm dhe atë të Drejtësisë. Arsyet i shpjegoi në konferencë për shtyp një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës. “E thirra prokuroren e përgjithshme dhe të tjerët jo për protestën, por për të sjellë në vëmendje se po kërcënohet mandati kushtetues, duke u tentuar të pengohen zgjedhjet”, tha Rama.

 

Protestat e opozitës nuk e bindin se ka humbur shumicën në popull, madje ai u shpreh i vendosur se mandatin e marrë nga populli do e çojë deri në fund.

Kreu i qeverisë i drejtoi një mesazh kundërshtarit të tij, teksa tregohet swrish i hapur pwr dialog. “Nuk je vonë për tu kthyer nga kjo rrugë. Ti s’je lider. Të ulemi të bisedojmë. Unë jam këtu gjithmonë i gatshëm për dialog, për tu ulur për të diskutuar. Ata që janë me ty thonë që nuk duan as pushtet as karrige por thjesht të mirën e popullit, ulemi flasim dhe e marr unë përsipër t’i kthejmë në nisma ligjore në veprim shqetësimet që ata kanë si popull për të përmirësuar jetën e vendit. “, tha Rama.

Megjithëkëtë Edi Rama nuk e mendon fare si opsion dorëheqjen. “Mandati nuk është leckë. Precedenti i rrezikshëm”, theksoi ai.

Kur mungon dialogu i brendshëm, Edi Rama nuk pret zgjidhje as nga të huajt. Për këtë ai përmendi kërcënimin që ju bë mbrëmë ambasadorit të OSBE-së. “S’ka paketë negociatore nga ndërkombëtarët”, pohoi kreu i qeverisë.

Kryeministri pohoi se nuk është thirrur nga Ilir Meta për tu ulur në një tryezë dialogu. Madje nuk la pas as batutat me të sa i përket hallit që sipas Ramës, e ka zënë sa herë që ka protesta, duke marrë parasysh faktin se bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi është në ballë të tyre si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.  “Ia qaj hallin presidentit sa herë ka protesta, e mirëkuptoj pse s’më ka thirrur asnjëherë”, theksoi kreu i qeverisë.

Për protestën e të hënës që opozita do të mbajë në orën 18:30 kundër qeverisë, kryeministri tha se policia do të bëjë më të mirën duke u përgjigjur sipas protokolleve.

 

Marre nga Next TV

Loading...