Aktualitet Lajme

Rama e cilësoi autor të artikullit në ‘Bild’, reagon Manjani –

Loading...

TIRANE

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama si autor të artikullit të së përditshmes gjermane “Bild”. Manjani shkruan në “Facebook” se kryeministri është gënjeshtar dhe se akuzat ndaj tij janë të pallogaritshme.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Mora vesh që Kryeministri, në opinion paska thënë që shkrimin në Bild e kam bërë unë.

Jam i shtrënguar të deklaroj se ky pohim publik i Kryeministrit është i gënjeshtërt.

Ashiqare madje!

Nuk e di nga buron nevoja për të gënjyer, nga mllefi që ka me mua, nga përmbajtja e atij shkrimi apo nuk di më të lexojë!

Po fundja ç’rëndësi ka arëryeja përse gënjen.

Fakt është që ai artikull është shkruar nga Peter Tiede dhe jo nga unë.

Fakt është që unë jam cituar për deklarime të hershme të miat, në atë shkrim vetëm me tre fjali.

Nëse ato tre fjali janë ende të pagëlltitshme nga Kryeministri, ky është problem i tij, jo imi.

Mjerim i madh duket, kur Kryeministri lë çdo punë e shpik skenare me shkrime gazetash.

Sidoqoftë, prapë po pyes: pse Bild zgjodhi të më citojë mua dhe jo Kryeministrin bie fjala?

Ai flet më shumë se unë…

Dhe me në fund, meseletë me fall e me fallxhorë tua tregojë plakave të Surrelit, në ja pranofshin edhe ata, jo mua!

Mendimi dhe fjala ime janë të miat, si gjithmonë.

(BalkanWeb)

 

Marre nga Balkanweb

Loading...