Sport

Rabiot – Juventus, paga problemi i marrëveshjes

Loading...

Adrien Rabiot ka gjasa të largohet nga PSG këtë verë – klubi i Parisien nuk dëshiron t’i paguajë mesfushorin pagën që kërkon dhe prandaj francezi do të kërkojë një aventurë të re.

Rabioti ka qenë i lidhur me Barcelonën vitin e kaluar – por gjigantët katalanas kanë nënshkruar me mesfushorin Frenkie de Jong nga Ajaxi – kështu ka pak gjasa që Rabiot të kalojë në La Liga, përcjell GazetaBlic.


Kjo çon në rrugën drejt Juventusit – të cilët kanë treguar një interesim të madh për Rabiotin – po ashtu edhe francezi duket i gatshëm t’i bashkohet Juventusit në Itali.

Megjithatë – siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, kërkesat e pagës nga Rabiot pritet të jetë problem i madh i marrëveshjes.

Francezi dhe agjenti i tij kërkojnë 10 milionë euro për sezon dhe Juventusi nuk është i gatshëm ta ofrojë këtë për Rabiotin.

/GazeatBlic/

Burimi

Loading...