Lifestyle

“Qau në prapaskenë”, Bes Kallaku i nxjerr sekretin Pirro Çakos nga performanca në “Kënga Magjike”

Loading...

Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “BE Coffee”, ishte i ftuar këngëtari i njohur shqiptar, Pirro Çako, i cili është pyetur nga Besi, Erioni dhe Olsi nëse do të rikthehet në spektaklin “Kënga Magjike” pas 7 vitesh mungesë.

Por pavarësisht kujtimeve të shumta në atë skenë, Pirro ka treguar se nuk ka ndërmend që të konkurrojë sërish në këtë spektakël.

“Nuk është se e mendoj të rikthehem. Më pëlqen ta ndjek si spektator”, tregoi ai për publikun teksa më vonë Besi i nxori edhe një sekret.

Loading...

Këtë vit, Pirro performoi në “Kënga Magjike” një kolazh të këngëve të babait të tij, Gaqo Çako. Por me të përfunduar performancën, Pirro shkoi në prapaskenë dhe u përlot, një detaj që e zbuloi Besi, pasi këngëtari u kishte kërkuar të tjerëve që mos t’i flisnin për 5 minuta.

The post “Qau në prapaskenë”, Bes Kallaku i nxjerr sekretin Pirro Çakos nga performanca në “Kënga Magjike” appeared first on Zonë E Lirë.

Burimi

Loading...
SuperDyqani