KOSOVA

Pushteti dhe subjektet tjera problemin më të madh e kanë PSD-në –

Loading...

13:32, 13 Maj 2019

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka komentuar mbi arrestimin e sotëm të kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqaj.

“Na thanë që ju PSD jeni me pushtetin. Sot kur pushteti po i arreston vetëm anëtarët e PSD-së për protestat që i kishim bërë bashkë në VV, çka me ju thënë atyre? Pse e arrestuan bash dhe vetëm Dardan Molliqajn?”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton .

“Edhe pushteti, edhe subjektet e tjera, po shihet që problemin më të madh e kanë me PSD-në”.

“Sepse është subjekti i vetëm që me politika alternative e sfidon pushtetin, kurse me qasje progresive i vë në pah mangësitë e opozitës”.

Molliqaj pas arrestimit është liruar dhe rasti sic është konfirmuar shkon në procedurë të rregulltë.

Arrestimi I tij ëhstë bërë në lidhje me pjesëmarrjen në një protest në vitin 2015 ku ishte kërkuar lirimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

 

Marre nga KlanKosova

Loading...